Big Brother Albania 8 : Banorët janë të gjithë në dhomën e gjumit. Ata bëhen gati që të flenë pasi nesër është nata e spektaklit. Kristi nuk i lë të flenë. Ai bën një kërkesë për azil politik në Gjermani.“Nëse znj. Merkel më dëgjon edhe populli Gjerman dua azil politik sepse Alba dhe bashkëshorti i saj duan të më eliminojnë. Kërkoj ndihmë dhe në Amerikë, Australi. Kërkoj azil politik, sepse Alba Çoba me njerëzit e saj te pushtetshëm duan të më eliminojnë” bën thirrje Kristi pas debatit me Albën.
Banorët qeshin, ndërsa Alba i kundërpërgjigjet: “Nuk të merr njeri se u ngacmon gratë”, më tej ajo vazhdon t'i thotë se po i bën gati vetës eliminimin javës që vjen. Fabiani mbështet Albën. Banorët qeshin dhe kërkojnë qetësi pasi duan gjumë.
Fisniku dhe Tea vazhdojnë të flasin për marrëdhënien që kanë. Ai këmbëngul të marrë një përgjigje konkrete nga Tea, nëse do ta vazhdojnë jashtë shtëpisë këtë raport apo jo. Tea i bënë të kuptojë se ai shumë gjëra i ka keqkuptuar. Ajo ndihet e lodhur nga bisedat e gjata dhe të pafund të tij, ndërkaq i kërkon që të flenë. Tashmë të gjithë janë në gjumë.