Home » , » Historia e Fisnikut sjell shumë lot në shtëpi

Historia e Fisnikut sjell shumë lot në shtëpi

Big Brother Albania 8  :  Fisniku thirret të shkojë në dhomën ë rrëfimit. Ledioni nis ta pyesë për fotografinë e familjes së tij, gjë të cilën ai e ka përmendur brenda shtëpisë. Fisniku thotë se Fotografia e familjes së tij është shumë e shtrenjtë për të. “Këtu jemi bashkëjetues” thotë Fisniku dhe më pas shton “fatkeqësia e jetës sime nis me vdekjen e gjyshes, pastaj ngelëm tre dhe tani vetëm dy”. Ledioni e fton të shohë një klip, ku ai i rrëfente historinë fatkeqe të jetës së tij, Eleonorës.

Gjatë kohës që Fisniku ndjek rrëfimin e tij, banorët në dhomën e ndenjies shohin dhe dëgjojnë gjithçka. Fisniku tregon se kur ishte vetëm 10 vjeç humbi nënën e tij dhe këtë gjë e kujton me shumë dhimbje edhe sot. Tragjedia e jetës së tij nuk mbyllet aty, pasi më vonë babai i tij pëson një atak kardiak dhe humbet jetën edhe ai. Fisniku dhe e motra e tij janë dy pjesëtarët e vetëm të familjes së tij. Ai tregon edhe për vuajtjet dhe vështirësitë me të cilat janë përballur motër e vëlla për t’ia dalë mbanë në jetë. “ishte raste që kemi ngrënë vetëm bukëvale që është bukë me ujë e me kripë, por ne ia kemi dalë, jemi që të dy shumë të fortë” thotë Fisniku.

Teksa ai dëgjon rrëfimin që ka bërë për jetën e tij shpërthen në lot. Banorët që shohin gjithçka, po ashtu përloten. Fatjoni edhe pse mundohet të fshehë lotët, nuk ia del dhe shpërthen në vaj duke mbuluar fytyrën me duar. Historia e Fisnikut prek të gjithë banorët e shtëpisë, pasi përveç Eleonorës, të tjerët nuk e njihnin tragjedinë e jetës së Fisnikut.