Home » , » Fisniku lë shtëpinë, Tea shpërthen në lot

Fisniku lë shtëpinë, Tea shpërthen në lot

Big Brother Albania 8  :  Banorët presin që të mësojnë se cili do të largohet përfundimisht nga shtëpia e Big Brother mes Albës, Fisnikut dhe Fatjonit. Në studio ka mbërritur zarfi me të eliminuarin e kësaj jave. Ledioni nis të lexojë zarfin duke thënë emrin e banorit që shpëton i pari.
Këtë javë Alba shpëton e para dhe mes Fatjonit dhe Fisnikut, i eliminuari i kësaj nate është Fisniku. Ai përcillet me banorët, ndërkohë që Tea shpërthen në vaj. Ajo del në oborr duke qarë dhe është e fundit që përcjell Fisnikun.

Fisniku lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother dhe niset drejt studiove të spektaklit, ndërsa Tea vazhdon të qajë me dënesë. Duket se ajo ndjehet fajtore për eliminimin nga loja të fisnikut dhe arrin të thotë vetëm se i vjen keq nëse ka ndikuar keq në lojën e tij me sjelljen e saj.