Big Brother Albania 8 : Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë filluar një ditë të re. Sfida më e re e tyre i ka përfshirë të gjithë në lojë. Të dy bandat sa zgjohen nuk e harrojnë rolin e tyre. Banda e Sherifit nuk harron që ka fshehur dhe se ku i ka fshehur kallëpet e arit ndërsa banda e Robin Hudit nuk harron misionin që ka për t’i gjetur këto kallëpe ari.Por Big Brother ka vendosur edhe rregulla. Ata nuk duhet ë kërkojnë jashtë kohës së lojës. Gongu për sot nuk ka rënë por banorët bisedojnë dhe mendojnë për misionin e tyre. Fabiani do që të pastrojë dhomën e gjumit dhe Tea nuk e lë për asnjë moment vetëm. Ai e kupton se çfarë ka në mendje Tea por që të dy e dinë që nuk mund të shkelin rregullat. Edhe pse të dyja bandat kanë dyshime dhe ruhen nga njëra-tjetra, kafen e mëngjesit e pinë bashkë.