Mirëpo në dashuri falet dhe sidomos në dashurit e lindura në të tilla kushte. Në një moment që Tea nuk ishte në dhomën e gjumit Veseli i rivendos dedikimet e tij brenda këllëfit të jastëkut të Teas dhe i kërkon Fabianit që të mos tregojë. Tea ende nuk ka kuptuar gjë.
Pas debatit me Veselin, as ajo nuk ndihet mirë. Tea është e mërzitur dhe mundohet që ta kalojë këtë situatë, por ajo nuk e përballon dot indiferentizmin e Veselit. Ajo i gjuan me jastëk dhe mesa duket ai sinjal i dhënë nga Tea është marrë shumë mirë nga Veseli.
Veseli tashmë është i pagjumë. Në mendjen e tij kalojnë njëmijë e një gjëra. Ai qëndron i ulur në shtrat dhe vështron Tean teksa fle. Dilema më e madhe e tij është të mbajë qëndrim, apo të krijojë sërish afrimitet. Ora kalon dhe Veseli ende mendohet. Vendimin e tij do na duhet ta kuptojmë vetëm disa orë më pas kur Dielli të ketë lindur dhe pse Tea është zgjuar dhe e shoqëron në heshtje.