Home » , » Fatjoni kërkon debat, Eleonora: “Më vjen keq, jam me pushime tani”

Fatjoni kërkon debat, Eleonora: “Më vjen keq, jam me pushime tani”

Big Brother Albania 8  :   Në shtëpi është vendosur muzikë dhe banorët shijojnë muzikën , birrat, akulloret dhe ujin e pishinës. Në fund të fundit shijojnë ditën e parë të javës finale të BBA8. Fatjoni vazhdon me ankesat e tij. Ai provokon me batuta ironie banorët duke thënë se nuk do që të rrijë në qetësi dhe me tepër se të gjithë ai kërkon Eleonorën, por ajo nuk debaton me të.

“Ku është Eleonora” i thotë Fatjoni Fabianit duke kërkuar Eleonorën nëpër shtëpi. Eleonora e dëgjon dhe duke iu afruar i thotë “po çfarë do morë, çfarë ke?”. Fatjoni përgjigjet “po ku je se nuk më rrihet kështu mua, dua të kapem me ty” dhe Eleonora ia kthen “ e po unë jam pushim, s’të ndihmoj dot”.

Eleonora i kërkon Fatjonit që të vazhdojë të bisedojë me Fabianin se ajo nuk ka ndërmend që të debatojë me të dhe me askënd tjetër këtë kohë që ka mbetur, por do të shijojë akulloret, birrat, muzikën e gjithë luksin e javës finale. Fatjoni vazhdon edhe më gjatë duke e provokuar që ajo t’i kundërpërgjigjet, por Eleonora qetësisht merret me punët e saj. Fabiani mbyll diskutimin e Eleonorës me Fatjonin duke i thënë këtij të fundit se tashmë ata duhet të rrinë të qetë. “E meritojnë një finale të qetë, për këtë jemi lodh deri tani” thotë Fabiani, ndërsa Eleonora i kërkon Fatjonit të heshtë sepse do që të shijojë këngën e fundit në sfond, pasi është një ndër preferencat e saj.