Home » , » Eleonora-Xhensila: “Alba loja jote ka qenë Diedoni”

Eleonora-Xhensila: “Alba loja jote ka qenë Diedoni”

Big Brother Albania 8  :   Debati nuk mund të mungonte as natën e sotme. Dhe pse banoret u dukën të qetë , ato çfarë u thanë gjatë spektaklit po ri diskutohen. “ Ti ka qëndruar 2-muaj vetëm me Diedonin dhe nuk ke bërë lojë tjetër. Debatoje kur ndaheshe prej ti” i kujton Eleonora Albës. Kjo e fundit acarohet nga gjykimi i Eleonorës, mirëpo Xhensila mbështet Eleonorën. Ajo i thotë të njëjtën gjë Albës.

“Pse unë jam përball me të gjithë këtu. E kuptoj që jemi në finale edhe doni t'më nxirrni kështu. Po seriozisht e keni ju që unë kam qenë vetëm me Diedoni. Unë jam lodhur më shumë nga të gjithë këtu. Unë marrë frymë dot ndryshe nga dje se gjykohem.” mbrohet Alba.

Xhensila nuk e duron dot kur ajo fillon të flasë me zë të lartë dhe largohet. Ajo shkon tek meshkujt e shtëpisë dhe u shpjegon se çfarë ndodhi në shtëpi. Sapo Alba del në oborr Fatjoni i flet se javët shkuar. Ai përdor të njëjtin zhargon dhe pse kërkoi falje për fjalorin dhe mënyrën se si do të sillen në shtëpi.