Alba përgjigjet se në krahasim me veten, e shikon Tean më të qetë, pozitive. Eleonora kërkon më shumë, do të dijë në se ka vlera të tjera. Alba thotë se Tea është e matur. Banorët që kanë qenë të matur nuk kanë debatuar asnjëherë. Eleonora e shpjegon: “e kthejnë gunën nga fryn era”. Alba, sipas Eleonorës e kthen gunën për gjëra që nuk ia vlejnë.
Alba vlerëson tek Tea qetësinë. Eleonora thotë se Alba edhe pse ka qenë aktive në debat, dhe ka përdorur fjalor të pisët, mund ta ketë figurën më të pastër se Tea. Tea po mohon diçka që duket hapur fare. Alba i tregon Eleonorës se Tea me të ka qenë përherë shumë e sinqertë ndërsa Eleonora mendon se Tea nuk ka guxim të tregojë të vërtetën e saj, prandaj nuk mund të gjykojë të tjerët.
