Home » , » Veseli përballet me Fisnikun

Veseli përballet me Fisnikun

Big Brother Albania 8  :   Kur Fisniku dhe Kristi janë në dhomën e gjumit dhe po diskutojnë për Veselin dhe puthjen e tij me Xhensilën. Në dhomë vjen Veseli, Fisniku dhe i kërkon atij që t’i sqaroj disa pikëpyetje.
Veseli ka dhënë disa arsye për puthjen me Xhensilën, sipas Fisnikut, arsyeja e parë është: që “doja t’i tregoja Fisnikut sesi vidhen puthjet, e dyta, e bëra pa menduar dhe e treta, për të provokuar Fatjonin”. Fisniku kërkon të di arsyen e vërtetë dhe e pyet Veselin nëse ai është i gatshëm t’i kthej një përgjigje?.
Veseli i kthen përgjigje Fisnikut duke i thënë që “përderisa kam sqaruar Xhensilën dhe Fatjonin, për ty nuk e ndiej veten të detyruar të sqaroi, sepse ti nuk je pjesë e kësaj”. Fisniku i tregon Veselit duke i thënë që “po shoh një Vesel që s’po e kuptoi”.

Veseli i tregon Fisnikut që “ai asnjëherë nuk ka dashur të njoh Veselin t’i dal përballë, por merret me situatat e të tjerëve”. Veseli i tregon Fisnikut që “unë nuk shes tek ty situata që nuk janë të tuat”. Fisniku i tregon Veselit që me ato që ai ka bërë, ka dal frikacak. Veseli i tregon Fisnikut që “unë nuk ta jap mundësinë që ti të manipulosh një situatë që është e imja”.