Home » , » Tea mbështet Veselin dhe Xhensilën sepse e di që janë vetëm shokë

Tea mbështet Veselin dhe Xhensilën sepse e di që janë vetëm shokë

Big Brother Albania 8  :  Pas puthjes së Veselit dhe debatit me Fatjonin, Xhensila bisedon me Tean. Ajo i tregon se çfarë ndodhi dhe se si reagoi Fatjoni. Xhensila ndihet keq se Fatjoni e ka keqkuptuar dhe ajo u mundua t’ia shpjegonte por pa rezultat.

Veseli vjen tek Tea dhe Xhensila dhe ulet me to. Tea i thotë se i kupton që të dy, se ajo që ndodhi nuk do të thotë asgjë por ata duhet të kuptojnë dhe këndvështrimin e Fatjonit. Ai, nga ky moment mendon vetëm që Xhensilën e puthi një djalë tjetër. Duhet pak kohë që kjo situatë të qetësohet.

Veseli thotë se nuk ka pasur asnjë qëllim të krijojë një situatë të tillë. Nëse do të ishte kështu do ta kishte bërë më parë me Tean. Tea e kupton por uron që kjo që ndodhi mos të ndikojë në raportin e Xhensilës me Fatjonin. Veseli thotë se ai i kërkoi të falur Fatjonit dhe se këto gjëra ndodhin kur mes çiftit nuk sqarohen ashtu siç duhet situatat.