Big Brother Albania 8 : Veseli mbledh te gjithë banorët në dhomën e ndenjies sepse ka ardhur momenti i hartimit të buxhetit të javës. Ai fillimisht u komunikon zarfin e buxhetit në të cilin thuhet se banorët për këtë javë kanë në dispozicion vetëm 50% buxhet, pasi humbën lojën gjatë spektaklit. Brenda një ore ata duhet të hartojnë një listë me produktet e nevojshme për këtë javë, pasi Vëllai i Madh nuk do t’iu plotësojë asnjë kërkesë shtesë, jashtë buxhetit.Pas leximit të zarfit banorët fokusohen në listën e produkteve që do të blejnë. Ashtu si zakonisht edhe sot, problem në buxhet mbetet cigarja më shumë se gjithçka tjetër. këtë javë banorëve u takon të reduktojnë shumë sasinë e cigareve. “Nga dy paketa në ditë, tani do kemi vetëm dy paketa në javë, Kjo është të vrasësh veten” thotë Alba. Ndërkohë që edhe Eleonora është mjaft e acaruar dhe u kërkon banorëve dhe në veçanti Kristit që të reduktojnë produktet e tjera për të porositur më shumë cigare.
Pas një kohe të gjatë diskutimesh, banorët arrijnë që të marrin më shumë cigare, por duke reduktuar ushqimet. Kristi për këtë arsye debaton me Albën duke u thënë edhe të tjerëve se këtë javë ata do të hanë cigare. Alba duke ngritur zërin i thotë “mbylle se edhe ti kë marrë 70 mijë lekë cigare”. Kristi ia kthen “po unë e kam xhepin plot me cigare se nuk i ha cigaret si ti, pastaj kam marrë 70 mijë lekë cigare se kam pasur buxhet të plotë”.
Alba i thotë disa herë Kristit “mbylle gojën” dhe ai ia kthen “po mbylle ti, mos më thuaj mua mbylle gojën”. Në këtë mënyrë gjithë koha e hartimit të buxhetit të javës shoqërohet me debate për sasinë e cigareve.