Big Brother Albania 8 : Milena ka një njoftim për banorët nga Big Brother. Ajo lexon zarfin.Pas dy ditësh stërvitje me instruktorët përkatës, ata realizuan sot garën me njëri-tjetrin, në gjuajtjen me harqe. Siç edhe janë vënë në dijeni, sfida e re, përballë së cilës do t’i vërë këtë javë Big brother, do të varet nga gjithçka ata kanë shënuar në tabelë, gjatë kësaj gare.
Rezultati i pikëve është ky:
Alba 34 pikë
Eleonora 18 pikë
Fabiani 46 pikë
Fatjoni 34 pikë
Fisniku 47 pikë
Kristi 47 pikë
Milena 10 pikë
Tea 23 pikë
Veseli 47 pikë
Xhensila 32 pikë
Sfida e kësaj jave do t’i vendosë përballë njëri-tjetrit, të ndarë në dy grupe, ose më mirë në dy banda. Të gjithë ata e njohin historinë e famshme të Robin Hudit dhe armikut të tij, Sherifit të Notinghamit.
Big Brother ka vendosur:
Rolet kryesore, pra praktikisht ai i Robin Hudit dhe i Sherifit do të ndahen mes djemve, në bazë të pikëve të mbledhura nga secili prej tyre. Robin Hudi në këtë sfidë do të jetë ai që ka mbledhur pikët maksimale, dhe ai është Kristi, i vetmi që ka goditur X.
Sherifi në këtë sfidë do të jetë banori që ka mbledhur pikët minimale, dhe ai është Fatjoni. Bandat do të krijohen sipas zgjedhjeve që do të bëjnë Kristi dhe Fatjoni. Kjo zgjedhje do të bëhet zinxhir. I pari që zgjedh se kë dëshiron të ketë në bandën e tij është Fatjoni. Pas tij, është radha e Kristit të zgjedhë anëtarin e parë të bandës së tij. E kështu me radhë, deri sa të gjithë banorët të jenë bërë pjesë e njërës prej dy bandave.
Pasi bandat të jenë krijuar, Sherifi, pra Fatjoni, duhet të zgjedhë një nga femrat e bandës së Robin Hudit e cila do të marrë kështu rolin e Lady Marion.
Se si do të zhvillohet sfida mes dy bandave do të informoheni së shpejti.