Home » , » Opinionista mesazh, për familjen e Xhensilës

Opinionista mesazh, për familjen e Xhensilës

Big Brother Albania 8  :   Javën që kaloi në spektakël u shfaqen disa nga momentet më intime të Fatjonit dhe Xhensilës. Pas spektaklit Xhensila ka qenë e shqetësuar dhe e ka ndarë shqetësimin e saj me Fatjonin dhe me dhomën e rrëfimit. Ajo është një vajzë që vjen nga një qytet i vogël si Pogradeci dhe ka qenë e shqetësuar se si do të interpretoheshin pamjet filmike të saj në qytetin e saj.

Nena e Xhensilës nuk ka pranuar të flasë në lidhje me sjelljen e vajzës së saj dhe për këtë arsye Opinionistja e emisionit Mira Kazhani i drejtohet asaj me një mesash ku i thotë se rrugëve të Pogradecit ka fëmijë vrasës që nënat e tyre i përkrahin, Xhensila nuk ka bërë asgjë të keqe, ka bërë atë që të gjitha vajzat bëjnë, ka bërë dashuri me njeriun e saj të zemrës, gjë që të gjitha vajzat e bëjnë kudo që janë. Xhensila ka jetën e saj dhe është e drejta e saj që ta shijojë jetën si të dojë, në Big Brother apo jashtë kësaj shtëpie.