Home » , » Milena i uron natën e mirë Fabianit

Milena i uron natën e mirë Fabianit

Big Brother Albania 8  :   Akrepat shënojnë orët e para pas mesnatë dhe banorët janë të përgjumur. Ata janë të gjithë në dhomën e gjumit. Alba , Milena dhe Eleonora, Veseli janë duke biseduar. Ata flasin për gjëra të ndryshme. Alba nis të ngacmojë Milenën dhe i kërkon që ajo të shkojë tek Fabianin. Milena nuk e mendon dy herë dhe i bashkohet në shtrat Fabianit. Ata shkëmbejnë puthje dhe përqafime. “Ti po fle pa më thënë mua natën e mirë dhe pa më puthur” thotë Milena. Eleonora dhe Alba fillojnë të komentojnë.

Veseli ngacmon Fabianin dhe Milenën. Ai i kërkon Fabianit Milenën që ta masazhojë. Fabiani i thotë Milenës që të shkojë. Alba dhe Eleonora hedhin batuta dhe kjo sjell të qeshura. Pas kësaj Eleonora dhe Alba flasin për “seriali Fisniku-Tea-Veseli” siç e quan Alba. “Nuk arrij ta kuptojë...një herë dua njërin pastaj tjetrin...jo i dua të dy pastaj jo nuk dua asnjërin” shprehet Alba.

Sakaq Eleonora e pyet dhe pse ishte e mërzitur Xhensila. Alba i shpjegon me pak fjalë për xhelozinë që ndjen Xhensila kundrejt Fatjonit dhe Milenës. Eleonora duket e bezdisur nga këto situata dhe i kërkon që të flenë.

Tea dhe Fisniku tashmë kanë filluar që të kenë shoqërinë e dikurshme. Ata kanë orë të tëra që i kalojnë bashkë duke folur për shtëpinë ideale dhe familjen,sa fëmijë do donin të kishin dhe shumë gjëra të tjera. Të fundit që i japin urimin e natës së mirë njëri-tjetrit janë Tea dhe Fisniku.