Home » , » Mëngjes, muzikë, mall..

Mëngjes, muzikë, mall..

Big Brother Albania 8 :   Banorët janë zgjuar. Ata kujdesen për higjienën personale. Disa i drejtohen kuzhinës për të ngrënë mëngjes, por ka edhe nga ata që e duan më shumë se të tjerët gjumin . Xhensila e ka të vështirë të zgjohet këtë mëngjes edhe pse Fatjoni përpiqet shumë që t’ia nxjerrë gjumin.

Në shtëpi Big brother ka vendosur muzikë. Fatjoni me Fabianin vendosin ta shijojnë muzikën duke kërcyer një vals. Ata argëtohen dhe i kërkojnë dhe Teas t’u bashkohet. Tea pranon të kërcejë dhe në këtë mënyrë edhe ajo argëtohet.

Eleonora kujton se sot është e diel. Ajo i drejtohet mikrofonit: “Erushe mirëmëngjes, sa më ka marrë malli për ty të vdes, sa më ka marrë!”.