Banorët dot ndahen në dy grupe; familjen e Romeos që është familja “Kapulet” dhe Familja “Montag” e Zhuljetës. Romeo dhe Zhuljeta duhet të martohen fshehurazi, sepse asnjëra nga familjet nuk e pranon dashurinë e tyre. Për këtë arsye detyra e secilit anëtar të familjes është të pengojë çiftin që të takohet, madje as të prekin e puthin njëri-tjetrin dhe jo më të flenë në të njëjtin krevat.
Romeo dhe Zuljeta do të kenë një aleatë, i cili është frati Lorenc që do t’i martojë në qelën e tij. Detyra e Romeos është që të bëjë aleat të vetin një nga anëtarët e familjes “Montag”, fshehurazi gjithë të tjerëve, që ta ndihmojë në realizimin e martesës sekrete.
Ceremonia e martesës do të jetë shumë e thjeshtë: mjafton që Romeo dhe Zhuljeta të ulen përpara fratit Lorenc në gjunjë dhe ai duke mbajtur duart mbi kokat e tyre të thotë “ju lidh në martesë”. Martesa duhet të zhvillohet në fshehtësi të plotë të dy familjeve, me përjashtim të të zgjedhurit si aleat të Romeos njërit prej tyre.
Nëse martesa realizohet me sukses, çifti, Frati dhe aleati i Romeos do të fitojnë një çmim në lekë, ndërsa humbësit do të shkojnë automatikisht në nominim për javën e ardhshme. POR çdo takim, puthje e fjetje e Romeos dhe Zhuljetës, do të ketë ulje të shumës në lekë të përcaktuar për këtë sfidë.
