Ata fillojnë të bëjnë një lojë brenda lojës. Veseli dhe Kristi bëjnë kartonët si kallëpe ari. Ata tregohen profesionistë të vërtetë. Kristi i mbledh me qese të zezë që të mos duket asgjë ndërsa Veseli sigurohet që të jenë të ngjitura mirë. Fabula tyre konsiston në kërkimin e kallpëve të rremë nga ana e grupit të sherifëve. Ata mendojnë që sherifët nuk do të rrinë të shohin se çfarë ka brenda qeseve por thjesht do t'i lumturohen faktit që i gjetën. Por kallëpet janë të rrem dhe kjo nuk u dhuron atyre fitoren.
Fabiani nuk rri i qetë. Ai ngrihet nga shtrati dhe shkon në kuzhinë. Ai nuhat që djemtë po kurdisin diçka dhe u thotë se është aty për ti ruajtur. Ata nuk pranojnë se po merren me kallëpet por me punët në kuzhinë. Veseli bën sikur lanë enët ndërsa Kristi sikur pastron tavolinën. Veseli e fton për cigare ndërsa Kristi vazhdon misionin. Fabiani shpreh se është i sigurt që lojën e kanë të fituar grupi i Robin Hood-it dhe pse ai dyshon se ku mund të jenë fshehur kallëpet. Veseli e shpërqendron duke i dhënë informacione të gabuara.
