Home » , » Fatjoni nuk ndalet, ngacmon sërish Albën

Fatjoni nuk ndalet, ngacmon sërish Albën

Big Brother Albania 8  :   Fatjoni,Tea dhe Alba janë në oborr dhe po ushtrohen me lojën. Fatjoni kurioz pyet Albën, nëse e ka rregulluar raportin me Tean, sepse ai ka thënë, që “Alba nuk përballet me asnjë nga femrat, që janë në shtëpi”. Alba kundërshton duke i thënë Fatjonit “që nuk është e vërtetë, sepse unë jam zënë me të gjitha gocat në shtëpi”.

Tea sqaron Fatjonin duke thënë që “Alba zihet me të gjitha gocat, por kalon pak dhe ajo sillet sikur s’ka ndodhur asgjë, ndërsa me meshkujt është pak më ndryshe, mban qëndrim”. Fatjoni vazhdon të komentoj Albën duke thënë “kur Alba debaton me meshkujt është ndryshe mban një lloj qëndrim, që duket që është servilizëm”. Alba sqaron Fatjonin, duke i thënë që ajo është sipas raportin që ka krijuar me gjithsecilin në shtëpi.

Fatjoni i thotë Albës, që “nga mënyra sesi t’i rezervohesh me secilin banorë, ka të bëjë dhe me interesin që ke ti me secili banorë, nuk të shoh të sillesh njëlloj me çdo banorë”. Alba i kujton Fatjonit që edhe “ai me Fabianin ka ndryshuar raportin, nga miq erdhi puna dhe i keni dhënë fjalën e fundit njëri-tjetrit”. Fatjoni sqaron Albën që “Fabiani gaboi me mua, me mënyrën sesi kishte kuptuar situatën”.

Fatjoni i tregon Albës, që “ajo me mënyrën sesi sillet me të gjithë këtu, është shumë kontradiktore me atë çka sillet me meshkujt, ti me seksin e kundërt abuzon, për vet faktin se je femër”. Fatjoni vazhdon duke i thënë Albës që “sa herë ke debatuar, ke marrë fjalën e fundit nga shumica e banorëve, Alba kundërshton duke i thënë: “fjalën e fundit e kam marrë vetëm nga ty dhe nga Kristi, dhe jo nga të gjithë banorët”.