Big Brother Albania 8 : Nga loja me miell jo të gjithë u argëtuan, pati edhe nga ata që u nervozuan. Fabiani ishte ai që u nervozua nga shakaja e Fatjonit, i cili i hodhi miell te flokët Fabianit. Fabiani mërzitet nga ky veprim i Fatjonit, megjithëse sipas Fatjonit, Fabiani nga nervozizmi ka përplasur thikën që ndanin miellin. Fatjoni shkon dhe i kërkon sqarim Fabianit pse e përplasi thikën në atë mënyrë. Fabiani sqaron Fatjonin se ajo thikë nuk u drejtua për askënd, por nga përplasja shkoi në drejtim të tij.Fatjoni këshillon Fabianin që të përmbahet në të tilla situata, sepse ajo thikë mund të kishte prekur ndonjë nga banorët.
Fabiani i nervozuar kërkon të di nga Fabiani pse ai e hodhi miell te flokët.
Ai mendon se Fatjoni e ka bërë qëllimisht këtë gjë për të nervozuar atë.
Fatjoni sqaron Fabianin që ishte e gjitha në kuadrin e shakasë dhe pa asnjë lloj tendence.