Home » , » Eleonora-Fisnikut: “U lidhe me Tean për ego, mos ta merrte tjetri”

Eleonora-Fisnikut: “U lidhe me Tean për ego, mos ta merrte tjetri”

Big Brother Albania 8  :  Fatjoni i tregon Fisnikun për debatin që u krijua gjatë natës nga ku u surprizua nga arsyeja pse Veseli kishte puthur Xhensilën. Fisniku i thotë Fatjonit se tani ai po kujton disa nga gjërat që i ka thënë Veseli dhe kështu të dy djemtë fillojnë të flasin kundër Veselit për disa minuta. Më pas Fisniku del në oborr dhe e diskuton këtë gjë me Eleonorën dhe ajo e kalon bisedën nga Veseli tek Tea dhe Fisniku.

Eleonora bën një lloj paralelizmi mes sjelljes së Fatjonit kundrejt provokimeve të Veselit me Xhensilën dhe sjelljen e tij ndaj Teas. “Fatjonit iu prek egoja mashkullore, ashtu si ty me Tean, ti për ego se mos ta merrte ai tjetri, u lidhe me të” i thotë Eleonora Fisnikut, por ai nuk e pranon një gjë të tillë.

Fisniku thotë se ai pati një tërheqje të fortë nga Tea edhe pse kjo nuk i rezultoi e dyanshme. Eleonora në një farë mënyre i thotë se ai për ego u mundua që ta zmadhonte atë ndjenjë më shumë se sa ishte në të vërtetë dhe kjo ushtroi presion mbi Tean duke sjellë më pas ndarjen e tyre. Fisniku i thotë “unë kam shumë dashuri për të dhënë dhe ndonjëherë më mjafton ajo që jap”.

Për disa minuta me radhë ata të dy komunikojnë në mënyrë filozofike dhe herë pas here qeshin me batutat e tyre. Ne fund, Eleonora i thotë Fisnikut se pak ajo që ndodhi mes tyre u përket vetëm atyre të dyve, banorët e tjerë nuk kanë pse të përfshihen në diskutimet e Teas dhe Fisnikut kur flasin për raportin e tyre.