Home » , » Djemtë bisedojnë për futbollin, vajzat bisedojnë për djemtë

Djemtë bisedojnë për futbollin, vajzat bisedojnë për djemtë

Big Brother Albania 8  :  Ky fillim dite i ka ndarë banorët në dy grupe. Djemtë në një anë të oborrit duke folur për futbollin, tifozeritë dhe eksperiencat e tyre në stadiume.

Vajzat në anën tjetër të oborrit bisedojnë për temat më të përditshme të tyre. Një rol të rëndësishëm në jetën e çdo femre luan roli i mashkullit me të cilin ato mund të jenë të lidhura. Biseda i çon tek lidhja e Albës me Diedonin. Alba mendon se eksperienca e saj me Diedonin do ta ndihmojë kur të jetë në jetën e përditshme. Ajo mendon se do ta ketë më të lehtë nëse do të bashkëjetojë me të.

Eleonora, Xhensila dhe Tea përpiqen ta bindin me argumente që bashkëjetesa që kanë provuar në shtëpinë e Big Brother nuk ka lidhje me atë në jetën e përditshme. Rutina ditore, përfshirja e familjarëve, jeta me ritmin dhe të papriturat e saj janë shumë ndryshe nga ajo që ka kaluar me Diedonin deri tani.

Detyrimet në një bashkëjetesë janë shumë më të mëdha sesa mendon Alba. Tea dhe Xhensila kanë provuar të bashkëjetojnë dhe ato përpiqen t’i tregojnë Albës se jeta në çift do ta bëjë Albën të njohë një Diedon tjetër nga ai që ka njohur në Big Brother.

Xhensila ndjen pasiguri dhe këtë gjë e ka biseduar edhe me Fatjonin. Ajo duke parë karakterin e tij nuk është e sigurt nëse kur të fillojnë jetën jashtë shtëpisë së Big Brother do të mund të vazhdojnë lidhjen e tyre. Ajo është e bindur se do të njohë një Fatjon tjetër. Për Eleonorën, ky është një qëndrim me këmbë në tokë.