Home » , » Ballkoni i shtëpisë së Big Brother si ballkoni i Zhuljetës

Ballkoni i shtëpisë së Big Brother si ballkoni i Zhuljetës

Big Brother Albania 8  :  Dy çiftet e shtëpisë së Big Brother kanë marrë tekstin dhe menjëherë, të ekzaltuar fillojnë provat. Në fillim zënë vend në vendin ku do të bëhen provat çifti Xhensila-Fatjon. Xhensila rri në ballon si Zhuljeta dhe Fatjoni si Romeo, rri poshtë ballkonit.

Ata kanë marrë tekstet përkatëse dhe fillojnë të recitojnë tekstin e Shekspirit. Herë pas here qeshin me lojën e tyre aktoriale. Ata nuk reshtin së përsërituri tekstin. Duhet ta mësojnë përmendësh dhe ndërkohë edhe të aktrojnë me gjeste.

Alba me Diedonin po ashtu fillojnë provat. Ata mësojnë tekstin të shtrirë në krevatin e dhomës së gjumit. Veseli e ndihmon Fatjonin me tekstin. Të dy çifteve i pëlqen kjo provë e re nga Big Brother.