Xhensila ankohet se ka dhimbje por Fatjoni nuk toleron. Ai i thotë të vazhdojë dhe të bëjë të gjitha ushtrimet sipas programit. Edhe pse shumë e lodhur, Xhensila i bindet Fatjonit dhe me vullnet i bën të gjitha ushtrimet.
Dy banoret e dëmtuara gjatë lojës ankohen, Marsuela dhe Tea kanë dhimbje. Ndërkohë pjesa tjetër e banorëve janë të qetë duke shijuar kafen e mbasdites në oborr. Ata konstatojnë se cigaret që i kanë ngelur janë shumë të pakta në numër dhe Eleonora i zbavit duke i parë filxhanët.
