Fisniku i cili është lideri i kësaj jave e ka parë që kjo bisedë i ka përfshirë të gjithë banorët dhe ka preferuar që enët e drekës t’i lajë vetë. Pas tij Marsuela pastron pluhurat e mobilieve të shtëpisë dhe pasqyrat. Veseli sistemon rrobat e tij.
Fatjoni dhe Fabiani do të përgatisin vetë bukën. Fatjoni lan duart dhe merr miellin për të bërë brumin. Marsuela e ndihmon duke i hedhur ujin. Ajo i thotë Fatjonit se nëna e tij do të ndihet krenare kur ta shohë që po bën bukën.
