Home » , » Banorët përfitojnë nga rrezet e diellit

Banorët përfitojnë nga rrezet e diellit

Big Brother Albania 8  :   Banorët sot kanë përfituar nga rrezet e diellit dhe janë larë në pishinë. Dita është e bukur dhe në pritje të drekës ata qëndrojnë në oborr. Punët e shtëpisë për sot më së shumti i ka bërë lideri, Fisniku dhe Kristi.

Milena pastron oborrin. Sot banorët kanë vendosur ta shtrojnë tavolinën për drekë në verandë. Eleonora i tregon Teas dhe Fisnikut debatin e gjatë që bëri me Fatjonin mbi hipokrizinë. Fabiani sistemon rrobat e tij, Diedoni dhe Alba ndihmojnë duke bërë sallatën. Xhensila gjen një flutur brenda në shtëpi dhe e nxjerr jashtë që të fluturojë.