Home » , » Banorët diskutime mbi martesën me interes BBa8

Banorët diskutime mbi martesën me interes BBa8

Big Brother Albania 8 live :  Banorët janë të gjithë në sallon dhe po njihen me mirë më njeri-tjetrin.Kreshniku tregon për familjen e tij, gjithashtu dhe Zaida tregon për vete dhe për kërkesat që ajo ka mbi martesën, ajo thotë: që personi që do të martohet me mua dua të këtë tre hyrje nga 140 metra katror dhe jahte, aty ndërhynë Sokoli ku thotë: dashuria është tjetër gjë. Kreshniku thotë që ti benë pazar me pak fjalë. Alba është dakord më kërkesat e Zaidës.
Diskutimi vazhdon edhe më tej ku Zaida thotë që nëse një person nuk i plotëson kërkesat e mia, unë nuk e pranoj, pse duhet ta pranoj t’i laj çorapet, aty ndërhynë Sokoli ku thotë unë këtë gjë e quaj paaftësi, sepse ti kërkon vetëm të rrish dhe të jetosh me gjerat e tjetërkujt.
Zaida kundërpërgjigjet duke i thënë që po flet shumë kot, sepse në momentin që unë jam këtu ku jam, nuk e quaj veten të paaftë, jam 36 vjeçe kam tre fëmijë, ku i kam rritur pa babë në krahë, nuk e quaj pa aftësi këtë.
Zaida unë nuk e quaj dashuri kur një person më thotë të kam shpirt e xhan, dhe nuk më ofron gjë. Aty ndërhynë Kreshniku ku sipas tij: Dashuri do te thotë të jesh e lumtur, ose ai që të benë të ndihesh e lumtur, ndërsa Marina thotë që çdo njeri ka kërkesat e veta, dhe Zaida i ka të qarta ato.