Home » , » Prezantues i Big Brother Albania 8 Esht Ledion Liço

Prezantues i Big Brother Albania 8 Esht Ledion Liço

Big Brother Albanaia 8 – Prezantuesi i edicionit të 8-të të “Big Brother Albania 8” do të jetë Ledion Liço. Pas shumë emrave që janë lakuar për prezantimin e këtij reality show, më në fund produksioni ia ka besuar këtë sfidë Ledion Liços. Eno Popi, Albana Osmani, Ornela Bregu, ishin disa nga emrat që janë diskutuar për të drejtuar këtë spektakël, por duket se më i miri ndër të gjithë ka rezultuar Ledion Liço. Ndërkohë që prezantuesja tradicionale e shtatë edicioneve të para, Arbana Osmani, po i përkushtohet me kohë të plotë shtatzënisë, fansat në rrjetet sociale kanë shprehur keqardhje për mungesën e saj. Në profilin e saj në Instagram, Arbana e ka ndarë me ndjekësit lajmin e ri dhe kënaqësinë e këtij vendimi: “Jam shumë e lumtur (edhe pse isha e bindur), që edicioni i 8-të i Big Brother Albania i është besuar mikut tim më të mirë…” – ka shkruar Arbana.

Ndërkohë, Top Channel ka filluar audicionet dhe së shpejti pritet të vendoset data kur do të nisë spektakli.

Në sondazhin e revistës Class, në krye të listës për prezantimin e show-t është renditur Albana Osmani, ndërsa në vend të dytë Ledion Liço.